Pjesa më e madhe e finlandezëve jetojnë në banesa të pronësuara nga pronarët (omistusasunto). Nga interneti gjenden shumë zyre që shesin banesa të kompanive të ndryshme, por banesat janë të shtrenjta. Bankat mund të japin kredi për blerjen e një banese, nëse blerësi ka mundësi për kthyerjen e kredisë me kohë. Për sa kohë që nuk ke punë të përhershme, marrja e një kredie mund të jetë e vështirë. Pronësimi i një banese kërkon poashtu një angazhim afatgjatë, prandaj marrja me qira e një banese mund të jetë një mundësi më e mirë në situata të ndryshme jetësore.
Banesa me qera
Mund të merret me qira një banesë nga komuna, nga kompania, nga shoqata ose nga pronari privat. Pothuajse të gjitha apartamentet e ofruara me qira mund të gjenden në faqet e mëdha të internetit, si Oikotie.fi dhe Vuokraovi.com.
Më poshtë janë lidhjet në internet me pronarët e ndërtesave që ofrojnë banesa me qira në Kirkkonummi, nga të cilët mund të aplikohet për një banesë me qira.
Për të aplikuar për një apartament me qira, mund të merret ndihmë nga shërbimi i komunës së Kirkkonummit (Asumisneuvonta) ose, nëse je nën 30 vjeç, nga shërbimet në Ohjaamo të Kirkkonummit. Poashtu këshilltari nga Federata e banesave për të rinjët (Nuorisoasunto-liito NAL) e viziton rregullisht shërbimin në Ohjaamo.
Kur merr banesë me qira, bëje çdo herë marrëveshjen për qira me pronarin e banesës. Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga qiramarrësi dhe qiradhënësi, dhe duhet të ketë dy kopje: një për qiramarrësin dhe një për qiradhënësin.
Banesa jepet me qera per kohe te caktuar ose deri në një vendim tjetër. Një marrëveshje qiraje me afat të caktuar ka një datë përfundimi kur qiramarrësi duhet të largohet nga banesa ose të nënshkruajë një marrëveshje të re qiraje përpara përfundimit të periudhës së qirasë. Marrëveshja e qirasë që është e vlefshme deri në një vendim tjetër, nuk ka një datë përfundimi, por si qiramarrësi ashtu edhe qiradhënësi mund ta ndërpresin marrëveshjen duke ju përmbajtur rregullave të përcaktuara në ligjin e kontratës për banesat me qira.
Këshilla për banim (Asumisneuvonta)
Këshillimi për banim ndihmon të gjithë banorët e Kirkonnummit në çështjet që lidhen me banimin, kërkimin e një banese ose për borxhin e qirasë. Nga këshilli për banim mund të merren ndihma si p.sh.:
- për të bërë aplikimin për banim
- për problemet e shkaktuara nga vonesa në pagesën e qirasë
- për trajtimin e borxhit të qirasë
- për të gjetur zgjidhje në problemet e qetësisë ose rehatisë së banimit
- për situatat e dëbimit nga banesa
- për vështërsitë financiare
Informacionet kontaktuese për këshilla nga Asumisneuvonta mund të shihen këtu: : https://www.kirkkonummi.fi/asumisneuvonta. Këshilltarët nga Asumisneuvonta poashtu vizitojnë rregullisht në zyrën e Ohjaamo:së.
Rregulloret e banimit
Lidhur me banimin ka shumë rregulla dhe udhëzime. Më poshtë janë lidhjet në internet për disa faqe shumëgjuhëshe, informacioni i të cilave është i dobishëm për të gjithë.
Faqja e internetit nga InfoFinland, ofron informacione mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve, sigurinë nga zjarri, dëmet nga e uji dhe siguria nga rryma elektrike, kursimin e energjisë, riciklimin e mbeturinave si dhe për problemet tjera të banimit.
Qyteti në Oulu ka udhëzime të qarta me fotografi për rregullat e banimit në finlandisht, somalisht, tigrinje, dari, arabisht dhe anglisht. https://www.ouka.fi/haku?hl=fi&query=asumisen+opas
Shoqata e strehimit të të rinjve NAL ka bërë një udhëzues për gjetjen dhe marrjen me qira të shtëpisë suaj si dhe të jetuarit në një banesë në finlandisht, anglisht, arabisht dhe rusisht. https://nal.fi/asumisen-abc/materiaalit/oppaat/
Informacione shumë të dobishme mund të gjenden në faqen nëntitulli ”Asumisen ja sosiaaliturvan pieni sanasto vasta Suomeen muuttaneelle”. Ajo faqe përmban shumë shpjegime për fjalë dhe termine që nuk janë krejtësisht të qarta. Materiali është i disponueshëm në finlandisht, arabisht, sorani, tigrinje dhe suahili.
Trajtimi dhe riciklimi i mbeturinave në Kirkkonummi
Në Finlandë, mbeturinat duhet të klasifikohen. Vendet e mbeturinave të objekteve të banimit kanë kontejnerë për mbetjet biologjike, për qelq, për metal, plastikë, letra, kartone dhe mbetje të përziera. Përveç kësaj, nga pikat e grumbullimit të vendosura në pjesë të ndryshme të komunës, mund të merren pajisje elektrike, bateri, rroba, mbeturina ndërtimi, mbetje të rrezikshme dhe mbeturina kopshtesh. Është me rëndësi që mbetjet e duhura të përfundojnë në vendet e duhura.
Një hartë e pikave të klasifikimit të mbetjeve në Kirkkonummi gjendet këtu, shihet kur të bëhet zmadhimi i hartës aty ku është Kirkkonummi: https://www.kierratys.info/
Në Finlandë, shishet mund të kthehen në pikat e kthimit të shisheve. Depozita për shishet e kthyera paguhet nga arka e dyqanit, kur të tregoni faturën që keni marrë nga automati i kthimit të shisheve.
Udhëzime për klasifikimin e mbetjeve gjenden p.sh. në faqen e internetit të InfoFinland dhe në faqen e internetit të Shërbimeve mjedisore të rajonit të Helsinkit (HSY) https://www.hsy.fi/jatteet-ja-kierratys/jateopas/.
Përveç riciklimit të mbetjeve, mund të riciklohen edhe mallra të përdorshme e që nuk ju nevojiten më. Pikat e riciklimit të mbetjeve shpesh kanë edhe kuti grumbullimi të tekstilit, prej nga mund të merren rroba të përdorshme dhe të pastra.
Poashtu në pikat e riciklimit dhe qendrat ricikluese të Kryqit të Kuq Finlandez (SPR), mund të dorëzohen rroba dhe tekstile në gjendje të mirë si dhe mallra të tjera, si mobilje, enët, pajisje shtëpiake të padëmtuara dhe pajisje elektronike të padëmtuara.
Poashtu Martat në Kirkkonummi mbajnë qendrën e tyre të riciklimit. https://www.facebook.com/KirkkonummenMarttojenKierratyskeskus/
Poashtu është e mundur për të shitur vetë mallra të përdorura në tregjet e mallrave të përdorura në rajonin e kryeqytetit ose në internet.
Çështjet ekonomike
Shpenzimet e banimit kanë varshmëri nga marrëveshjet e bëra për banim. Përveç qirasë dhe pagesave për shlyerjen e kredisë së mundshme apo të hipotekës, shpenzimet e detyrueshme të banimit janë nga furnizimi me ujë, energjia elektrike, trajtimi i mbetjeve, kontributet e kompanive dhe pagesat e sigurimit. Dështimi për të paguar do të rezultojë në gjoba, interesa bankare dhe, në rastin më të keq, edhe humbje të shtëpisë tuaj.
Për shpenzimet e banimit poashtu mund të merret mbështetje. Nëse të ardhurat tuaja janë shumë të vogla, mund të aplikohet nga Kela për kompensim të përgjithshëm banimi ose kompensimi për banim nga fondi pensional. https://www.kela.fi/asumisen-tuet.
Mund informacione në lidhje me mbështetjet e banimit dhe zgjidhjen e problemeve financiare gjenden në faqen e internetit të infoFinland: Poashtu mund të merren këshilla për problemet financiare nga vendet e mëposhtme:
Infofinland housing-allowance dhe Infofinland financial problems
- Këshilla për banimin nga komuna në Kirkkonummi https://www.kirkkonummi.fi/asumisneuvonta
- Shërbimet sociale të zonës së mirëqenies për Länsi-Uusimaa
- Nga Ohjaamo nëse je nën 30 vjeç (Kirkkotallintie 1)
- Nga Luckan (Saloviuksentie 3)
- Nga kisha në Kirkkonummi (seurakunnan diakonia), telefoni 050 383 9371
- Nga këshillimorja për ekonomi dhe borxhe në Länsi-Uusimaa https://oikeus.fi/talousjavelkaneuvonta/lansi-uudenmaanoikeusaputoimisto/fi/index.html
Mbështetja dhe shërbimi për banim
Nëse ke nevojë për ndihmë për të përballuar aktivitetet normale të jetës, p.sh. për shkak të pleqërisë ose ndonjë plage, mund të aplikohet për shërbime të ndryshme mbështetëse të banimit.
Shërbimet e banimit për personat me aftësi të kufizuara
Banimi i mbështetur nënkupton banimin e pavarur, i cili përfshin vizita mbështetëse nga shërbimet sociale. Qëllimi është lehtësimi i menaxhimit të banimit, të aktiviteteve jashtë shtëpisë dhe të jetës së përditshme.
Shërbimi për banimin e përmirësuar është menduar për ata persona që kanë nevojë për ndihmë në çdo kohë të ditës. Përveç trajtimit, kujdesit dhe udhëzimit, strehimi me shërbim të përmirësuar përfshin, ndër të tjera, shetitjen dhe sportin, kujdesjen ndaj të ushqyerit dhe veshjes, shërbimet e larjes dhe pastrimit të shtëpisë si dhe shërbime të tjera të nevojshme gjatë gjithë kohës.
Shërbimet e banimit për të moshuarit
Shërbime të ndryshme mbështetëse banimi ofrohen për të moshuarit sipas nevojave të tyre si klientë. Informacione rreth shërbimeve të strehimit për të moshuarit gjenden në faqen e internetit të zonës mirëqenies sociale për Länsi-Uusimaa ose duke kontaktuar Seniori-info përmes postës elektronike: seniori-info.ita@luvn.fi
Banimi në situata të krizave
Dhuna dhe kërcënimi me dhunë
Nëse një anëtar i familjes tuaj ushtron dhunë ndaj teje ose anëtarëve të tjerë të familjes, kontaktoni me numrin e urgjencës së zyrës së mirëqenies sociale 029 151 6005 gjatë ditëve të punës nga ora 8 – 15 dhe në kohë të tjera me numrin e urgjencës sociale dhe të krizës 029 151 2221.
Ka disa strehimore në rajonin e kryeqytetit ku mund të shkoni së bashku me fëmijët tuaj nëse qëndrimi në shtëpi është i pamundur ose i rrezikshëm për shkak të frikës, dhunës ose kërcënimit me dhunë. Në strehimore, ju mund të merrni ndihmë për të përballuar situatën. Shërbimet e strehimoreve janë pa pagesë.
Mund të merren më shumë informacione rreth strehimoreve nga zyra e mirëqenies sociale. Poashtu mund të telefonohet në shoqatën e kryeqytetit turvakoti ry në çdo kohë të ditës në 09 4777 180. Nuk keni nevojë të jepni emrin tuaj kur telefononi.
Të dhënat e kontaktit të strehimores së grave Mona i gjeni këtu. https://monikanaiset.fi/turvakoti-mona/
Nëse je i ri dhe ke probleme në shtëpi, mund të kontaktoni strehimoren e të rinjve të Kryqit të Kuq: turvatalo.espoo@redcross.fi
Personat pa banesa
Nëse ke mbetur pa banesë, kontakto numrin e shërbimit social për këshilla. https://www.luvn.fi/fi/palvelut/sosiaalipalvelut/yleinen-sosiaalityo-ja-ohjaus/aikuissosiaalityo?municipality=Kirkkonummi
Nëse nevoja për ndihmë është e menjëhershme, p.sh. për shkak të dhunës, një aksidenti ose ndonjë shkaku tjetër momental, kontakto numrin e urgjencës së punës sociale të të rriturve (029 151 6005) nga e hëna në të premte nga ora 8 – 15 dhe në kohë të tjera numrin e urgjencës sociale dhe të krizës (029 151 2221).
Ka disa vende në Espoo, Helsinki dhe Vantaa që u shërbejnë personave të mbetur pastrehë: https://sininauhasaatio.fi/materiaalipankki/opas-kadun-kansalle/
Së bashku me fqinjët
Shoqatat e banorëve
Me fqinjët tuaj duhet njoftuar, nëse kjo është e mundur. Kjo është më e lehtë në aktivitete e kompanive së ndërtesës dhe aktivitetet e pastrimit të oborrit, nëse ato organizohen. Në Kirkkonummi ka edhe shoqata nga zona të ndryshme, të cilat i bashkojnë banorët e rajonit. Disa nga shoqatat e banorëve punojnë shumë aktivisht dhe janë të interesuar të pranojnë edhe anëtarë të rinj.
Më poshtë është lista e shoqatave të banorëve që veprojnë në Kirkkonummi dhe që kanë faqet e tyre në internet.
- Veikkolan kyläyhdistys https://www.facebook.com/VeikkolanKylayhdistys
- Sundsberginraitin asukasyhdistys https://sundsberginraitti.fi/
- Lounais-Kirkkonummen asukasyhdistys https://lounaiskirkkonummi.kylille.fi/
- Gesterby-Sepänkylän asukasyhdistys, https://www.gesterby-sepankyla.fi/
- Masalan asukasyhdistys https://www.masalanasukasyhdistys.fi/
- Kolsarin asukasyhdistys https://www.facebook.com/p/Kolsarin-asukasyhdistys-ry-100064499958092/
- Veklahden kyläyhdistys https://www.veklahti.fi/
- Jolkby-Heikkilä-Laajakallio asukasyhdistys https://www.johela.net/
- Jorvaksen kyläyhdistys https://www.facebook.com/groups/20485870691/?locale=fi_FI
- Luoman kyläyhdistys https://www.luoma-boback.fi/
- Sundsbergin Kartanonrannan asukasyhdistys https://www.sundsberg.net/
- Kantvikin asukasyhdistys http://www.kantvik.fi/
- Långvik ry. https://langvikry.wordpress.com/about/
Mosmarrëveshjet dhe ndërmjetësimi mes fqinjëve
Jeta së bashku nuk shkon çdo herë ashtu siç do të kishe shpresuar. Fqinjët nuk i respektojnë gjithmonë rregullat e përbashkëta. Dallimi në kultura mund të shkaktojë poashtu konflikte midis fqinjëve. Ndonjëherë mund të bëhet fjalë edhe për diskriminim dhe racizëm, gjë që ndodh pavarësisht se është e paligjshme.
Nëse situata e konfliktit nuk zgjidhet duke biseduar, mund të kontaktoni pronarin e objektit dhe t’i tregoni për problemin.
Ekziston edhe një qendër ndërmjetësimi në lagje, që është në rajonin e kryeqytetit, ku mund të merret ndihmë në situata mosmarrëveshjeje. Mund të kontaktohet edhe zyra e ndërmjetësimit në Kalliola. Ndërmjetësimi është i paanshëm, konfidencial dhe pa pagesë.
Nëse problemet vazhdojnë ose nëse përjeton dhunë ose kërcënim me dhunë, kontakto policinë. Policia ka në dispozicion një shërbim kombëtar këshillimi në numrin 0295 419 800 gjatë ditëve të punës nga ora 08:00 – 16:15. Në raste urgjente, telefono 112.