Valitse sivu
kirkkonummi

Koha e lirë në Kirkkonummi

vNatyra e bukur dhe me pamje të ndryshme e Kirkkonummit, jeta kulturore, shoqatat dhe shërbimet e ndryshme të komunës ofrojnë mundësi të shumta për të ushtruar dhe për të shijuar kohën tuaj të lirë. Në kalendarin e ngjarjeve të komunës së Kirkkonummit, mund të gjenden aktivitete të organizuara në pjesë të ndryshme të Kirkkonummit për të rritur, fëmijë dhe të rinjë. https://tapahtumat.kirkkonummi.fi/fi-FI 

Faqja e internetit Visit Kirkkonummi ofron poashtu informacione në lidhje me natyrën e Kirkkonummit, destinacionet e ekskursioneve, kulturën, shërbimet dhe mundësitë për hobi.

Sporti në Kirkkonummi

Vendet e objekteve sportive në Kirkkonummi janë përpiluar në një hartë në adresën https://www.lipas.fi/liikuntapaikat. Shërbimet e Kirkkonummi mund të gjenden, duke shkruar fjalën Kirkkonummi në fushën ”Etsi”.

Pishina

Kirkkonummi ka një objekt (Gesterbyntie 41, 02400 Kirkkonummi) në të cilin, përveç sallës së pishinës, ka palestër, salla sportive, kafene, terapistë masazhi dhe shërbime të tjera.

Më shumë informacione në lidhje me orarët e punës, pagesat e hyrjes, shkollat ​​e notit, ngjarjet dhe grupet sportive, mund të gjenden ketu: https://www.kirkkonummi.fi/uimahalli

Parku i skateve

Një skatepark gjendet në ndërtesën e aktiviteteve të shumëllojshme në Masala. https://www.kirkkonummi.fi/masalan-monitoimitalon-skeittiparkki

Objektet sportive në natyrë

Kirkkonummi ka tre parqe sportive:

  • Në qendër (Vanha rantatie 8)
  • Në Veikkola (Eerikinkartanontie 67)
  • Në Masala (Masalantie 258).

Përveç kësaj, komuna ka disa fusha për lojëtopi dhe fusha lokale sportive, shkallë fitnesi dhe dy fusha golfi frisbee.

Më shumë informacione rreth objekteve sportive të jashtme mund të gjenden këtu: https://www.kirkkonummi.fi/ulkoliikuntapaikat

Kirkkonummi ka poashtu paketën qarkulluese Seniorpaku, pajisjet dhe instruktorët e së cilës sjellin mundësi stërvitjesh sportive afër shtëpisë për të moshuarit. Oraret për paketën Senioripaku mund të gjenden në faqen e internetit të komunës. https://www.kirkkonummi.fi/senioripaku

Sporti në natyrë

Në Finlandë, mund të lëvizet dhe të qëndrohet lirshëm në natyrë. Mund të gjenden më shumë informacione në lidhje me të drejtat e çdo njërit në faqen e internetit InfoFinland. Poashtu mund të vjelen manaferra dhe kërpudha nga pylli, por duhet pasur në vëmendje se disa prej tyre janë shumë helmuese.

Ka shumë mundësi për stërvitje në natyrën e Kirkkonummit:

Stërvitje të udhëzuara

Shërbimet rinore dhe sportive të Kirkkonummit organizojnë stërvitje të udhëzuara. https://www.kirkkonummi.fi/ohjattu-liikunta

Poashtu në kolegjin qytetar (kansalaisopisto) në Kirkkonummi, çdo vit ka kurse të ndryshme të edukimit sportiv dhe të stërvitjeve në natyrë. https://www.kirkkonummi.fi/kansalaisopisto-1

Në territorin e komunës funksionojnë disa shoqata të ndryshme sportive. Mund të gjenden informacione rreth tyre këtu: https://www.kirkkonummi.fi/liikuntayhdistykset-1

Shërbime sportive private

Kirkkonummi ka dy arena sportive private: Arena e patinazhit në qendër të Kirkkonummi Varuboden Areena dhe Qendra Sportive Joo.areena në Masala. Përveç kësaj, në Kirkkonummi ka edhe shumë salla private fitnesi, stalla hipizimi, fusha golfi, porti i anijeve, pista e paintball dhe qendra e skijimit Peuramaa. https://www.visitkirkkonummi.fi/fi/visitkirkkonummi/kohteet-ja-palvelut/nae-ja-koe/aktiviteetit/

Kultura Kirkkonummi

Bibliotakat

Kirkkonummi ka tre biblioteka:

  • biblioteka kryesore, Kirjastotalo Fyyri – Kirkkotori 1, 02400 Kirkkonummi
  • Masalan Kirjasto – Puolukkamäki 7, 02430 Masala
  • Veikkolan kirjasto – Allastie 6, 02880 Veikkola.

Në Kirkkonummi qarkullon autobusi librari (Kirjastoauto Ella), ku mund të huazohen dhe të kthehen librat. Stacionet dhe oraret e autobusit të bibliotekës mund të gjenden nga harta.

Mund të huazohen libra, audiolibra, muzikë, filma dhe revista nga biblioteka dhe të përdoren kompjuterët e bibliotekës. Stafi i bibliotekës ndihmon në marrjen e informacionit dhe përdorimin e pajisjeve dixhitale. Biblioteka ka gjithashtu shumë libra në gjuhë të tjera përveç finlandishtes dhe suedishtes. Nga stafi mund të kërkohen libra të shkruar në gjuhën tuaj amtare.

Bibliotekat organizojnë gjithashtu ekspozita të ndryshme arti, ngjarje kulturore, këshillime dhe ligjërata. Shërbimet e bibliotekës janë pa pagesë.

Teatri

Në teatrin e të rinjve në Masala, aktorë profesionistë i drejtojnë krijuesit e rinj të teatrit. Teatri i të rinjve u ofron atyre mundësinë e aktrimit. Për publikun ofrohen çdo vit disa shfaqje teatrale. https://masalannuorisoteatteri.net/

Teatri i fshatit në Veikkola është një teatër amator për njerëz të të gjitha moshave të interesuar për aktrim dhe muzikë, i cili organizon shfaqje teatrale në Veikkola në adresën Navalantie 23, gjatë stinës së verës. https://www.veikkolankartanoteatteri.fi/

Muzika

Në Kirkkonummi veprojnë disa kore dhe orkestra.

Informacione rreth koreve të kolegjeve qytetare (Kansalaisopisto), grupeve të instrumenteve muzkore dhe shkollimit individual, gjenden këtu: https://uusi.opistopalvelut.fi/kirkkonummi/fi/?q=subject%3A21&page=1

Famullia e Kirkkonummit ka gjithashtu disa kore të ndryshme dhe grupe instrumentesh për këngëtarë dhe instrumentistë të moshave të ndryshme. https://www.kirkkonummenseurakunnat.fi/tule-mukaan/musiikki

Kore të tjera që funksionojnë në Kirkkonummi:

Kirkkonummi ka poashtu orkestrën aktive të dhomës koncertale për Kirkkonummin, e cila jep koncerte. https://www.knko.fi/

Kinematë

Kino e Kirkkonummit ndodhet në qendër të Kirkkonummit në Munkinmäentie 17. https://www.kinokirkkonummi.fi/

Muzeumet

Për muzetë e Kirkkonummit mund të gjenden informacione këtu: https://www.visitkirkkonummi.fi/fi/visitkirkkonummi/kohteet-ja-palvelut/nae-ja-koe/kulttuuri-ja-nahtavyydet/?sc=museot

Ngjarjet rreth Kirkkonummit gjenden poashtu edhe në faqet e internetit E-muzeo rreth kulturës dhe shtigjeve të natyrës (faqet në adresën kulttuuri- ja luontopolut). https://emuseo.fi/kirkkonummitarinat

Hobet për fëmijë dhe të rinj në Kirkkonummi

Objektet rinore

Objektet rinore janë vende papagesë, për të qëndruar fëmijët dhe të rinjët nga klasa e 3-të deri te të rinjtë e moshës 17-vjeçare. Objektet rinore janë në dispozicion të të rinjve në mbrëmjet e ditëve të punës. Disa nga ambientet e të rinjve janë të hapura edhe të shtunave.

Në Kirkkonummi ka tre objekte rinore:  

Aktivitete hobi për fëmijë dhe të rinjë

Në Kirkkonummi veprojnë grupe papagesë, për aktivitete hobi për fëmijë dhe të rinjë. Grupet MyHobby janë të dedikuara për fëmijët e moshës shkollore dhe të rinjtë, dhe grupet TALENT për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje të veçantë për hobin të tyre. Këto grupe ofrojnë art, muzikë, gatim, ngritje emocionale, sport, fotografime dhe shumë tjera. kirkkonummi.fi/myhobby-ja-talent-harrastusryhmat

Paketa që qarkullon me hobi (Harrastuspaku), ofron pajisje dhe mundësi të ndryshme hobi fëmijëve dhe të rinjve gjatë kohës së pushimeve. https://www.kirkkonummi.fi/harrastuspaku 

Shkolla e arteve me piktura (Kuvataidekoulu) dhe Shkolla e muzikës (Musiikkiopisto) ofrojnë edukim artistik për fëmijët dhe të rinjët. Regjistrimi në kolegje bëhet në pranverë, por grupe të ndryshme muzikore për 0-10 vjeç regjistrimi bëhet edhe gjatë gjithë vitit shkollor.

Famullitë organizojnë poashtu aktivitete të gjithanshme për fëmijët dhe të rinjët.

Kirkkonummi gjithashtu ka pesë ekipe për aktivitete në natyrë (partiolippukunta). Në këto ekipe mësohen aftësi të dobishme dhe ushtrimet bëhen së bashku në natyrë. https://uusimaa.partio.fi/piiri/lippukunnat/siuntio-kirkkonummi-inkoo/

Mundësi të tjera për hobi

Kolegji qytetar (kansalaisopisto) në Kirkkonummi ofron shumë mundësi të ndryshme për hobi, për të cilat mund të gjenden informacione këtu: https://uusi.opistopalvelut.fi/kirkkonummi/fi/  

Në Kirkkonummi ka shumë shoqata kulturore, https://www.kirkkonummi.fi/kulttuuriyhdistykset

dhe shoqata sportive https://www.kirkkonummi.fi/liikuntayhdistykset-1.

Në Luckan funksionon një kafene familjare në ambientin e vetë në Luckan. Luckan gjithashtu organizon ngjarje të ndryshme kulturore në gjuhë të ndryshme nëpër Kirkkonummi me rrethinë. Në verë, Luckani ka një kamp shumëgjuhësh për fëmijë. Më shumë informacione mund të gjenden në faqen e internetit https://kyrkslatt.luckan.fi/

Në Kirkkonummi, poashtu ka mundësi të pjesëmarrjes në aktivitetet e Martto, brigadat papagesë të zjarrfikësve, Kryqin e Kuq Finlandez, Shoqatën për Mbrojtjen e Fëmijëve Mannerheim, shoqatat e banorëve dhe klubet e të rinjve.

Informacione për aktivitetet e kohës së lirë nga Luckan, nga Qendra Tregtare Kirsika, Saloviuksentie 3, mund të merren këtu.

Shërbimet e komunave të afërta

Është lehtë për të udhëtuar në shërbimet e gjera për hobi dhe aktivitete kulturore të rajonit të kryeqytetit. Ka poashtu shumë atraksione dhe gjëra tjera nga jeta kulturore në Länsi-Uusimaa, me të cilat ja vlen me u njoftue.

Shërbimet sportive të Helsinkit mund të gjenden në këtë hartë:

Informacione rreth shërbimeve sportive në Espoo mund të gjenden këtu.