Për shëndetin e banorëve në Kirkkonummi kujdeset zona e mirëqenies për Länsi-Uusimaa. Në Finlandë, shërbimet shëndetësore ndahen në kujdesin shëndetësor bazikë apo të përgjithshëm dhe në kujdesin mjekësor të specializuar. Disa shërbime, si spitalet e kujdesit të specializuar, janë të vendosura në komunat e afërta, por Kirkkonummi ofron të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor bazikë apo të përgjithshëm.
Në Kirkkonummi dhe komunat e afërta ka gjithashtu klinika private mjekësore. Shërbimet shëndetësore private kushtojnë më shumë, por ke më shumë gjasa për të caktuar një termin shumë më shpejt sesa në një qendër shëndetësore në një zonë të mirëqenies.
Nëse punon në Finlandë, ke të drejtën e kujdesit shëndetësor të organizuar prej punëdhënësit tënd.
Këtu mund të gjenden informacione të përgjithshme rreth shërbimeve shëndetësore finlandeze: InfoFinland.fi
Kur je i sëmurë
Qendrat shëndetësore
Në zonën e Kirkkonummit ka tre stacione apo qendra shëndetësore:
- Masalan terveysasema (Puolukkamäki 12)
- Veikkolan terveysasema (Koskentie 3)
- Kirkkonummen keskustan Hyvinvointikeskus (Jokiniityntie 2).
Qendra e juaj shëndetësore është qendra shëndetësore më e afërt me shtëpinë tuaj.
Mund të rezervohet termini nga e hëna në të premten nga ora 8:00 – 15:30 me telefon në 09 2968 3401. Nëse e len kërkesën për telefonatë në numrin e tënd, qendra shëndetësore do të thërrasë në numrin me të cilin ke thirrur.
Për personat me pengesa në dëgjim, është mundësuar të dërgohet mesazhi me tekst në numrin e telefonit 050 413 7413. Në mesazh shkruaje emrin tënd të plotë, numrin personal, arsyen e terminit dhe gjuhën në të cilën ke nevojë për përkthim.
Nëse është e nevojshme, termini mund të rezervohet edhe në qendrën më të afërt shëndetësore.
Përkujdesi urgjent shëndetësor
Nëse ke nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, mund të vini ose në pritjen e urgjencës së mirëqenies shëndetësore në qendër të Kirkkonummit nga ora 8:00 – 20:00 ose në urgjencën e spitalit Jorvi në Espoo nga ora 20:00 – 8:00 të mëngjesit. Telefono numrin e urgjencës 116 117 përpara nisjes për në kujdestarin e urgjencës së Jorvit.
Në situatat e rrezikut për jetën, telefono në numrin e urgjencës 112.
Kujdesi për shëndetin e gojës
Mund të gjenden informacione të shumta në lidhje me shërbimet e kujdesit shëndetësor oral në faqen e internetit të zonës së mirëqenies për Länsi-Uusimaa: https://www.luvn.fi/fi/palvelut/terveyspalvelut/suun-terveydenhuolto
Shërbimi kujdestar dentar
Jo të gjitha problemet me gojën dhe dhëmbët kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Këtu mund të gjenden informacione rreth situatave që kërkojnë trajtim urgjent: https://www.luvn.fi/fi/palvelut/terveyspalvelut/suun-terveydenhuolto/hammashoidon-paivystys
Kujdesi dentar jo urgjent
Kujdesi dentar për fëmijët nën moshën shkollore
Nga këshillimorja prindërve u jepen udhëzime si të kujdesen për dhëmbët e fëmijëve të tyre. Gjithashtu, fëmijëve nën moshën shkollore ju bëhet një kontrollim i shëndetit oral në moshën 1, 3 dhe 5 vjeç. Fëmijët ftohen në këtë trajtim me letër. Trajtimi është pa pagesë.
Kujdesi dentar për fëmijët e shkollës
Kontrollimet shëndetësore orale të nxënësve kryhen në klasat 1, 5 dhe 8 ose më shpesh në varësi të nevojave individuale. Nxënësit e marrin ftesën për termine me letër. Kujdesi për shëndetin oral për personat nën moshën 18 vjeç është pa pagesë.
Më shumë informacione rreth kujdesit dentar për të rriturit gjenden këtu: https://www.luvn.fi/fi/palvelut/terveyspalvelut/suun-terveydenhuolto/hammashoito-aikuisille
Shtatzënia dhe shëndeti i fëmijëve
Klinika e maternitetit
Në klinikën e maternitetit monitorohet mirëqenia e nënës në pritje të lindjes, e fetusit si dhe sigurohet ecuria normale e shtatzënisë.
Klinikat e fëmijëve
Në klinikat e fëmijëve monitorohet shëndeti, rritja dhe mirëqenia e fëmijëve nën moshën shkollore. Gjatë këshillimit mund të diskutohen edhe edukimi, gjumi, ushqimi dhe çështje të tjera që ju interesojnë ose i shqetësojnë prindërit. Klinikat mbështesin prindërit dhe kujdesen për mirëqenien e fëmijës.
Kujdesi shëndetësor në shkollë
Shërbimi shëndetësor shkollor kujdeset për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve të moshës shkollore. Çdo shkollë ka infermieren e saj shëndetësore. Përveç kësaj, mjeku i shkollës takohet me secilin fëmijë të paktën tre herë gjatë shkollës fillore.
Shëndeti seksual dhe parandalimi
Klinika për këshillime dhe shëndetin seksual ofron ndihmë në çështjet që lidhen me kontracepsionin apo parandalimin, ndërprerjen e shtatzënisë, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, çrregullimet menstruale dhe seksualitetin, si dhe informacione në çështjet që lidhen me të drejtat seksuale, abuzimin seksual, shqetësimin dhe ngacmimin.
Shërbime për të moshuarit
Zona e mirëqenies në Länsi-Uusimaa ofron shërbime të shumta dhe të ndryshme për banorët e moshuar të komunës, për shembull, rehabilitimin, mbështetjen për të jetuar në shtëpi, kujdesin në shtëpi, shërbime strehimi dhe shërbime sociale.
Shërbimet aplikohen gjithmonë përmes faqes për informim seniori.info. https://www.luvn.fi/fi/palvelut/ikaantyneiden-palvelut/seniori-info
Shërbimet për personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të marrin shërbime të ndryshme dhe masa mbështetëse që u mundësojnë të jetojnë jetën e tyre të përditshme në mënyrë të pavarur dhe në mënyrën që atyre ju përshtatet, pavarësisht kufizimeve të shkaktuara nga sëmundja ose paaftësia. Mund të merren më shumë informacione rreth shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara ose nga shërbimi këshillues për shërbime ndaj personave me aftësi të kufizuara ose nga faqja e internetit për shërbime ndaj personave me aftësi të kufizuara të zonës së mirëqenies për Länsi-Uusimaa.
Të dhëna mbi shërbimet për emigrantët me aftësi të kufizuara mund të gjendet këtu në gjuhë të ndryshme: Tukikeskus Hilma
Kujdesja për familjarin
Nëse je duke u kujdesur për një familjar të moshuar, të sëmurë ose me aftësi të kufizuara që jeton në shtëpi për një kohë të gjatë, ka mundësi që ti ke të drejtë për mbështetje për kujdesin familjar. Kjo mbështetje nënkupton pagesë monetare si dhe shërbime të ndryshme që mbështesin kujdesin për familjarin tuaj.
Nëse je duke menduar nëse përkujdesja jote për familjarin a i plotëson kriteret për vlerësimin si kujdesje ndaj familjarit, kontakto shërbimet e zonës së mirëqenies për Länsi-Uusimaa. Nëse familjari është nën moshën 65 vjeç, kontakto stafin e shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara. Nëse familjari është mbi 65 vjeç, kontakton Seniori-info në 029 1512 270 ose në mënyrë elektronike seniori-info.ita@luvn.fi.
Shërbimet për shëndetin mendor
Nëse ke frikë, je në ankth ose depresion ose vuan nga ndonjë problem tjetër të shëndetit mendor, ka mundësi kontaktimi me shërbimet e shëndetit mendor.
Shërbimet e shëndetit mendor kanë një sistem telefonate, ku pas telefonatës suaj mund të lini një kërkesë për të ju telefonuar. Stafi do t’ju telefonojë brenda tre ditëve të punës (029 151 2295). Poashtu mund të vihet pa termin në klinikën e shërbimit të shëndetit mendor dhe të problemeve me substanca narkotike në Qendrën e mirëqenies në Kirkkonummi (Jokiniityntie 2, 02400 Kirkkonummi), nëse ke vështërsi për të kryer punë në finlandisht përmes telefonit ose internetit. Duke ardhur në qendrën e mirëqenies mund të kryeni punë përmes përkthyesit.
Shënimet kontaktuese dhe orari i punës së shërbimeve të shëndetit mendor mund të gjenden këtu: www.luvn.fi/fi/palvelut/terveyspalvelut/mielenterveys-ja-paihdepalvelut/avopalvelu-aikuisille-mielenterveys-ja-paihdeasiakkaille
Mund të merren udhëzime dhe këshilla nga shërbimet ambulatore të shëndetit mendor, dhe në këtë mënyrë mund të merret trajtimi dhe rehabilitimi i duhur posaçërisht për nevojat tuaja, nëse ke nevojë për trajtime të tilla.
Poashtu mund të kërkohet ndihmë nga shërbimet e shëndetit mendor përmes interneti. https://mieli.fi/
Shërbimet e abuzimit me substanca
Nëse ke probleme të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit ose substancave narkotike, infeksionet që rezultojnë dhe sëmundjet ngjitëse ose simptomat e varshmërisë, mund të merret ndihmë nga shërbimet e shëndetit mendor dhe abuzimit me substancat.
Mund të telefonohet në telefonin për këshilla dhe rezervimin e termineve (029 151 2295). Në përdorim është sistem i thirrjeve ku mund të lihet mesazhi për të ju telefonuar. Stafi do t’ju telefonojë brenda tre ditëve të punës. Në rast të simptomave të varshmërisë kërcënuese për jetën, nuk duhet të pritet telefonata, por duhet të shkoni në urgjencën e qendrës shëndetësore.
Poashtu mund të vihet drejtpërdrejt në klinikën e shërbimit të shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca të Qendrës së mirëqenies në Kirkkonummi (Jokiniityntie 2, 02400 Kirkkonummi).
Barnat
Recetat
Disa nga barnat që shiten në barnatore i përkasin barnave pa recetë, që do të thotë se mund të blihen pa recetën e mjekut. Megjithatë, një recetë e shkruar nga mjeku kërkohet për shumicën e ilaçeve.
Nëse tani më e ke numërin personal finlandez, barnat mund të merren me recetë në farmaci duke treguar kartën tuaj të sigurimit shëndetësor ose një dokument identiteti tjetër. Për personat që nuk kanë numër personal finlandez, receta caktohet sipas emrit dhe datës së lindjes. Receta e shkruar me emrin dhe datën e lindjes në farmaci, mund të merret vetëm me barkodin e udhëzimeve të dhënë nga mjeku për pacientin.
Përsëritja e recetës
Në Finlandë, disa barna kërkojnë recetën e mjekut. Nëse receta ka skaduar ose është kryer përdorimi, por barna është ende e nevojshme, mund t’i kërkohet mjekut që të rishkruajë recetën e njejtë. Kjo mund të bëhet ose në mënyrë elektronike duke hyrë në shërbimin omakanta.fi, duke telefonuar në numrin e rezervimeve të qendrës tuaj shëndetësore ose duke kërkuar ndihmë nga stafi në barnatore. Shumica e barnatoreve kërkojnë pagesë shërbimi për rinovimin e recetave.
Recetat rishkruhen pas 8 ditëve.
Barnatoret
Ka katër barnatore në zonën e Kirkkonummit:
- Kirkkonummen 1. apteekki në Qendrën Tregtare Kirsika (Saloviuksentie 3)
- Kirkkonummen Uusi apteekki në ndërtesën Prisma (Munkinmäentie 29), Masalan apteekki (Tinakuja 2)
- Veikkolan apteekki (Eerikinkartanontie 2).
Barnat poashtu mund të blihen edhe në vende tjera përveç barnatoreve në Kirkkonummi.
Shërbimi dixhital (Kanta-palvelu)
Kanta.fi është një shërbim dixhital social dhe shëndetësor që lejon sikurese klientët ashtu dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social që i ndihmojnë klientët, të marrin informacione në lidhje me shëndetin e tyre.
Nëse tani më ke numrin personal të identifikimit finlandez, ke mundësi për të shikuar informacionet tuaja shëndetësore në internet nga OmaKanta. Poashtu mund të shikohen rezultatet laboratorike, recetat e reja në OmaKanta.
Në OmaKanta hyhet duke përdorur shenimet tuaja bankare për hyrje në sistem.
Të drejtat e pacientit
Nëse nuk je i kënaqur me trajtimin ose sjelljen ndaj teje në kujdesin social dhe shëndetësor, mund të kontaktohet punonjësi social dhe përfaqësuesi juridik për pacientin. Poashtu familjarët ose të afërmit e klientit mund të kontaktojnë përfaqësuesin social dhe përfaqësuesin juridik për pacientin.