Edukimi në fëmijërinë e hershme
Edukimi në fëmijërinë e hershme është një e drejtë që vlen për të gjithë fëmijët. Kjo është shumë më tepër sesa një vend për t’u kujdesur për fëmijën, derisa prindërit janë në punë. Në edukimin e fëmijërisë së hershme, fëmija mëson gjuhën dhe shumë aftësi, njihet me shtetin e Finlandës dhe finlandezët dhe bën shoqëri për të luajtur. Edukimi në fëmijërinë e hershme është i rëndësishëm për fëmijën, përmbajtja e tij është planifikuar me kujdes për të mbështetur zhvillimin e fëmijës. Një vend edukimi për fëmijërinë e hershme për fëmijën tuaj mund të merret, edhe nëse të dy prindërit ose njëri prej prindërve janë në shtëpi.
Edukimi për fëmijërinë e hershme në Kirkkonummi ofrohet nga kopshtet komunale dhe private si dhe kujdesi ditor familjar. Edukimi në fëmijërinë e hershme është me pagesë dhe shuma e pagesës varet nga të ardhurat e familjes dhe numrit të anëtarëve të familjes si dhe nga kohëzgjatja e kujdesit ditor.
Në çerdhe, për çdo fëmijë bëhet një plan edukimi për fëmijërinë e hershme së bashku me kujdestarët e fëmijës, i cili merr parasysh nevojat individuale të fëmijës.
Aplikimi për një vend në edukimin e fëmijërisë së hershme duhet të bëhet jo më vonë se katër muaj para fillimit të edukimit të fëmijërisë së hershme. Në faqen e internetit të komunës së Kirkkonummit, mund të gjeni udhëzime për aplikimin për një vend edukimimi në fëmijërinë e hershme. https://www.kirkkonummi.fi/hakeminen-varhaiskasvatukseen-1
Më shumë informacione rreth edukimit në fëmijërinë e hershme dhe aplikimit për edukimin e fëmijërisë së hershme merren nga udhëzimet e shërbimit për edukimin në fëmijërinë e hershme varhaiskasvatuksen.palveluohjaus@kirkkonummi.fi
Parqet e banorëve
Nëse kujdeseni për një fëmijë në shtëpi, mund të vini me fëmijën tuaj në parkun e banimit për të takuar familje të tjera. Parqet e banorëve organizojnë aktivitete të përbashkëta me udhëzime për familjet, për shembull, ushtrime, muzikë dhe punë dore artizanale. Pjesëmarrja në parqet e banorëve është pa pagesë.
Arsimi parashkollor
Në Finlandë, arsimi parashkollor organizohet papagesë për fëmijët një vit para se të fillojnë shkollën. Në arsimin parashkollor, fëmija mëson shumë aftësi leximi, llogaritjeje dhe mësimi. Në moshën parashkollore, fëmijët njihen edhe me shokët e tyre të ardhshëm të shkollës, gjë që e bën shumë më të lehtë fillimin e shkollës për fëmijën. Fëmija është i detyruar të fillojë arsimin parashkollor në gusht e atij viti kur i mbush gjashtë vjetë.
Arsimi parashkollor fillon në gusht dhe zgjat katër orë në ditë. Përveç kësaj, pasditeve fëmija mund të shkojë në arsimin me pagesë për fëmijërinë e hershme. Për arsimin parashkollor fëmija regjistrohet me një aplikacion parashkollor elektronik ose me formularin e arsimit parashkollor. Më shumë informacione rreth regjistrimit në arsimin parashkollor gjenden këtu: https://www.kirkkonummi.fi/hakeminen-esiopetukseen
Arsimi fillor
Në Finlandë, fëmijët i përgjigjen arsimit të detyrueshëm nga koha që mbushin shtatë vjeç. Kirkkonummi ka shkolla në gjuhën finlandeze si dhe suedeze, mund të gjeni më shumë informacione rreth tyre në faqen e internetit të komunës: https://www.kirkkonummi.fi/perusopetus
Regjistrimi në klasën e parë bëhet në janar. Megjithatë, ata që janë zhvendosur më vonë në komunë, mund të regjistrohen në shkollë gjatë gjithë vitit.
Kirkkonummi ofron poashtu mësimdhënie të përforcuar, e cila mund të jetë, p.sh, në lëndët siç janë gjuhët, shkencat natyrore, teknologjia e informacionit, muzika dhe sportet. https://www.kirkkonummi.fi/painotettu-opetus
Mësimi përgatitor
Kur një fëmijë vjen nga jashtë në Finlandë dhe nuk e njeh finlandishten ose suedishten, fëmija mëson fillimisht në arsimin përgatitor si përgatitje për arsimin fillor. Në arsimin përgatitor, përveç gjuhës, mësohen edhe njohuri të tjera të nevojshme për arsimin finlandez. Mësimi përgatitor zakonisht zgjat një vit, por nxënësi mund të kalojë në arsimin fillor edhe më herët nëse mësuesi vlerëson se aftësitë e tij janë të mjaftueshme.
Në mënyrë që fëmija të marrë arsimin përgatitor në shkollën fillore, kujdestarët duhet ta regjistrojnë fëmijën për mësim. Regjistrimi bëhet duke përdorur formularin e bashkëngjitur.
Mësimi i gjuhës amtare dhe i besimit fetar në arsimin fillor
Është me rëndësi vlerësimi për gjuhën tuaj amtare, kulturën tuaj dhe fenë tuaj. Prandaj, nxënësve u ofrohet mësimi në gjuhën amtare dhe për fenë e tyre, nëse në grup regjistrohen një numër i mjaftueshëm nxënësish. Nëse nuk ka nxënës të mjaftueshëm për të formuar një grup mësimor, synohet që mësimi të organizohet së bashku me komunat fqinje.
Mund të gjeni më shumë informacione rreth mësimit të gjuhës suaj amtare këtu: https://www.kirkkonummi.fi/oman-aidinkielen-opetus
Kirkkonummi gjithashtu organizon mësimin e fesë së tyre për nxënësit, nëse të paktën tre nxënës janë regjistruar për mësimin e të së njëjtës fe. Krahas besimit luterian, shkollat në Kirkkonummi kanë mbajtur mësime të krishterimit ortodoks dhe katolik, mësimin e besimit islam dhe mësimin lidhur me pikëpamjet jofetare mbi jetën.
Nëse fëmija duhet të marrë një arsim tjetër fetar përveç atij Luteran, prindërit duhet të informojnë shkollën gjatë regjistrimit. Më vonë, mund të kontaktohet drejtori i shkollës suaj.
Transporti i fëmijëve në shkollë
Nxënësit e shkollave fillore kanë të drejtën e transportit shkollor falas nëse udhëtimi për në shkollë zgjatë më shumë se 5 kilometra, ose udhëtimi për në shkollë ose një pjesë e udhëtimit është shumë i rrezikshëm apo thënë ndryshe shumë i vështirë ose i rëndë. https://www.kirkkonummi.fi/koulukuljetus
Arsimi fillor për të rriturit
Nëse si fëmijë në vendin tuaj nuk ke kryer arsimin fillor, kjo mund të bëhet në Finlandë, edhe nëse je tashmë i rritur. Vendet më të afërta të mësimit janë në Espoo, Helsinki dhe Lohja:
- Espoon Omnia https://www.omnia.fi/en/educations/basic-adult-education
- Eiran aikuislukio https://www.eira.fi/fi/tule-opiskelemaan/hae-opiskelemaan-peruskouluun/
- Helsingin aikuislukio https://www.hel.fi/fi/kasvatus-ja-koulutus/helsingin-aikuislukio/aikuisten-perusopetus
- Helsingin aikuisopisto https://helao.fi/peruskoulu/en/
- Töölön yhteiskoulu https://www.tyk.fi/aikuislukio/
- Suomen Diakoniaopisto https://www.sdo.fi/tietoa-meista/en/
- Kanneljärven opisto Lohjalla https://www.kannelopisto.fi/koulutukset_ja_kurssit#Aikuistenperusopetus
Gjimnazi
Kirkkonummi ka një gjimnaz në gjuhën finlandeze dhe një në gjuhën suedeze. Gjimnazi ju ofron nxënësve cilësi në arsimim dhe aftësi gjuhësore, si dhe përgatitje për studime të mëtejshme si në universitet ashtu dhe në shkolla të larta profesionale.
Regjistrimi në gjimnaz bëhet me aplikim të përbashkët në pranverë në bazë të çertifikatës së përfundimit të shkollës fillore. Ata që jetojnë në Kirkkonummi mund të aplikojnë gjithashtu edhe në gjimnazet në komunat e tjera.
Gjimnaze për të rritur ka në Espoo dhe Helsinki, ku të rriturit poashtu mund të plotësojnë planprogramin e gjimnazit si dhe të shkollës fillore.
- Eiran aikuislukio https://www.eira.fi/fi/tule-opiskelemaan/hae-opiskelemaan-peruskouluun/
- Helsingin aikuislukio https://www.hel.fi/fi/kasvatus-ja-koulutus/helsingin-aikuislukio/aikuisten-perusopetus
- Espoon aikuislukio https://www.omnia.fi/en/study-options/espoo-upper-secondary-school-adults
Shkollimi profesional
Në arsimimin profesional, mund të studiohen shumë lloje të profesioneve. Në shkolla të ndryshme profesionale studiohen profesione të ndryshme. Ka mundësi aplikimi për të studiuar në çdo shkollë profesionale edhe në komuna të tjera, në varësi të fushës që je i interesuar. Kryeqyteti me rrethinë ofron zgjedhje të ndryshme arsimore dhe ka mundësi aplikimi për shumicën e lëmive gjatë gjithë vitit.
Në Kirkkonummi, arsimimi ofrohet nga Omnia, e cila për pikën arsimore në Kirkkonummi ofron këto zgjedhje arsimore: https://www.omnia.fi/tietoa-omniasta/yhteystiedot-toimipisteet/purotie-6-kirkkonummi
Poashtu Luksia ka një qendër arsimi në Kirkkonummi. Pika e arsimit Luksia në Kirkkonummi ofron arsim për emigrantët me mbështetje gjuhësore në disa lëndë të ndryshme. https://www.luksia.fi/yhteystiedot/
Shkollimi për arritjen e diplomimit TUVA
Shkollimi TUVA është i dedikuar për të rinjtë dhe të rriturit që duan të përgatiten për arsimin e mesëm (gjimnazi ose shkolla profesionale). Në shkollimin TUVA, pjesëmarrësi mund të ngrit notat e arsimit fillor, të njihet me fushat e arsimit profesional dhe arsimit në gjimnaz, ose të përmirësoj aftësitë në gjuhën finlandeze ose suedeze.
Në Kirkkonummi, shkollimi TUVA ofrohet nga Luxia, ku mund të zgjedhet një nga tre drejtimet e mësimit, varësisht nga synimi se a dëshiron me vazhdue në shkollën profesionale, në gjimnaz ose në ndonjë profesion për punësim të shpejtë. Në shkollimin TUVA që synon emigrantët, përfshihet gjithashtu edhe mësimi i gjuhës finlandeze.
Shkollimi tjetër në Kirkkonummi
Kolegji popullor (Kansalaisopisto)
Në kolegjin popullor në Kirkkonummi, mund të kryhen kurse të ndryshme, për shembull, në lëndët e artit, në punëdore, në muzikë, në përpunimin e të dhënave, në sport, në gatime apo edhe mësimin e gjuhëve. Përveç aftësive të reja, në kurset e kolegjit popullor mund të mësohet finlandishtja ose suedishtja dhe njëkohësisht të njiheni me njerëz të rinj.
Regjistrimet për kurset e kolegjit popullor fillojnë në verë. Nëse ka vend në kurse, regjistrimi mund të bëhet edhe më vonë. Mund të gjeni më shumë informacione rreth kurseve si dhe rreth regjistrimit: https://www.kirkkonummi.fi/kansalaisopisto-1
Lëndët e artit për fëmijë
Në shkollën e arteve pamore ofrohen mësime për artet e bukura për fëmijët dhe të rinjtë (kuvataide) dhe mësimi i muzikës në kolegjin e muzikës (musiikkiopisto). Regjistrimi në shkolla bëhet në pranverë, por grupet nga 0-10 vjeç mund të regjistrohen gjatë gjithë vitit. Mësimi është me pagesë, por është poashtu e mundur në kolegje të aplikohet për vende mësimi falas për arsye sociale dhe financiare.
Kolegjet kombëtare (Kansanopisto) dhe shkollat e larta
Kolegjet kombëtare në tërë Finlandën ofrojnë kurse njëvjeçare në lëndë të ndryshme. Mësimi bëhet me pagesë dhe studentët mund të jetojnë në konviktet e kolegjit kombëtar. Në Kirkkonummi nuk ka kolegje kombëtare, por ka në Uusimaa. Më shumë informacione në lidhje me kolegjet kombëtare dhe ofertat e tyre mësimore gjenden këtu: https://www.kansanopistot.fi/
Në zonën Uusimaa ekzistojnë gjithashtu disa universitete dhe shkolla të larta profesionale. Studentët përzgjidhen në universitete ose në bazë të çertifikatave ose provimeve pranuese. Më shumë informacione rreth studimeve pasuniversitare mund të gjeni këtu: https://opintopolku.fi/konfo/fi/
Ku mund të gjej ndihmë për pyetjet që lidhen me shkollimin?
Nga studimi përfitojnë të gjithë ata që ende nuk kanë kryer një profesion. Për të rinjtë nën moshën 18 vjeç që jetojnë në Finlandë arsimi fillor është i detyrueshëm. Informacione në lidhje me vendet e arsimit dhe këshilla për aplikim mund të gjenden nga shumë adresa:
Punonjësit në Ohjaamo dhe ata të punës me të rinjtë mund të ndihmojnë personat nën moshën 30 vjeç në planifikimin e studimeve dhe kërkimin e vendeve të studimit.
Life in Kirkkonummi ofron në Luckan udhëzime dhe këshillime të përgjithshme në lidhje me shkollimin dhe punësimin, nga e hëne – e premte ora 9 – 16. Luckan ndodhet në Qendrën tregtare Kirsikka, në adresën Saloviuskentie 3.
Shërbimi për këshilla rreth mësimit në Omnia, me emrin InfoOmnia, u shërben gjithashtu banorëve të Kirkuknummit si në zyrën e saj në Espoo ashtu edhe nga distanca. InfoOmnia ofron gjithashtu udhëzime për karrierë, nga ku mund të merren udhëzime për planifikimin e studimeve dhe të karrierës suaj. Më shumë informacione rreth shërbimeve nga Omnia gjenden këtu: https://www.omnia.fi/palvelut/kaikille-avoin-uraohjaus
Këshilltarët e arsimit në Luksia ndihmojnë individualisht të rriturit e interesuar për arsim kur janë duke menduar se çfarë dëshirojnë për të studiuar, apo kanë nevojë për ndihmë për të aplikuar ose dëshirojnë informacione rreth studimit në Luksia. Udhëzimi është vullnetar dhe pa pagesë. Informacionet e kontaktit për këshilltarët e shkollimit dhe mundësin e aplikimit, mund të gjenden këtu: https://www.luksia.fi/yhteystiedot/hakupalvelut/
Läksyhelppi është ndihma për detyrat shkollore e ofruar nga vullnetarët si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Ndihmë për detyrat e shtëpisë në suedisht mund të kërkoni nga departamenti i Kryqit të Kuq Finlandez në Kirkkonummi. Nxënësit e kasëve 7 – 9 mund të kërkojnë ndihmë për detyrat e shtëpisë përmes chatit në faqen e internetit të SOS-fshatit të fëmijëve. http://laksyapuu.fi/