Zhvendosja në një vendbanim të ri mund të jetë e vështirë, dhe banori i ri mund të ketë shumë pyetje dhe të ketë nevojë për ndihmë. Për të mbështetur banorin e ri janë përgatitur disa informatorë në shumë gjuhë, p.sh. udhëzuesi InfoFinland.fi dhe Tervetuloa Suomeen (Mirë se vini në Finlandë). Me informatorët duhet njoftuar me kujdes, pasi që përmbajnë informacione të rëndësishme.
Integrimi dhe këshillimi i të zhvendosurve
Informatorët nuk u përgjigjen çdoherë pyetjeve tuaja ose mund të jenë shumë të vështirë për t’u kuptuar kur nuk e njeh mirë shoqërinë finlandeze. Kjo është edhe arsyeja pse ndihma personale ndonjëherë është e nevojshme. Në Kirkkonummi, ka mundësi për të kërkuar ndihmë dhe këshilla nga shumë vende, pa pagesë.
Shërbimet e integrimit
Shërbimet e integrimit të komunës së Kirkkonummit ofrojnë informacione për shërbimet e komunës dhe shoqërinë finlandeze për banorët e rinj të Kirkkonummit që janë shpërngulur në Finlandë. Shërbimet e integrimit ndihmojnë dhe këshillojnë në çështje të ndryshme gjatë përditshmërisë. Përveç kësaj, shërbimet e integrimit ofrojnë ndihmë, kur është e nevojshme, edhe në gjërat që kanë të bëjnë me autoritetet, si KELA, Migri dhe Zyra e Punësimit (TE). Shërbimet e integrimit ofrojnë ndihmë në finlandisht ose anglisht dhe, nëse është e nevojshme, mund të përdoret edhe përkthimi telefonik.
Informatat për orarin e pritjes në zyret për shërbimet e integrimit mund të gjendet këtu: https://www.kirkkonummi.fi/kotoutumisen-palvelut.
Mundësia e kontaktimit me shërbimet e integrimit është duke dërguar mesazh elektronik në adresën kotouttaminen@kirkkonummi.fi ose duke plotësuar formularin për kontaktim në faqen e internetit të shërbimeve të integrimit
Këshillimore (Ohjaamo)
Ohjaamo në Kirkkonummi është një pikë këshillimi për banorët në Kirkkonummi të moshës nën 30 vjeç, ku mund të shërbehesh edhe pa rezervimin e kohës, nga e hëna në të premten gjatë kohës 8.30 – 16.00. Nga këshillimorja, ke mundësi përfitimi të mbështetjes për problemet e përditshme ose ndihmë, p.sh. për të gjetur punë, vendin e shkollimit ose edhe gjetjen e një hobi. Mund të vini në këshillimore vetëm ose me prindërit tuaj.
Luckan Kirkkonummi
Luckan Kirkkonummi u ofron të zhvendosurve informacione dhe këshilla për aplikimin në një vend pune ose shkollimi, mësimin e gjuhës dhe për shërbimet rajonale. Përveç kësaj, Luckan organizon takime dhe ngjarje të ndryshme ku mund të njiheni me njerëz të tjerë, të bisedoni dhe të mësoni gjuhën. Adresa e Luckan është Saloviuskentie 3 (Qendra tregtare/Kauppakeskus Kirsikka), 02400 Kirkkonummi
International House Helsinki
Ata që janë zhvendosur në Kirkkonummi mund të vizitojnë gjithashtu International House të Helsinkit për të kërkuar këshilla dhe për të kryer çështjet me palët zyrtare. Mund të gjeni më shumë informacione në faqen https://ihhelsinki.fi/
Anketimi fillestar dhe plani i integrimit
Me anketimin fillestar për të shpërngulurin, qartësohet se me cilat shërbime do të përfitonte poqese vendoset në Finlandë. Anketimi fillestar bëhet në zyrën e punësimit (zyra TE) në qendrën tregtare Sello në Leppävaara ose në shërbimet e integrimit të Kirkkonummit
Zyra e punësimit (zyra TE) ose shërbimet e integrimit do të bëjnë një plan integrimi me ty, bazuar në anketimin fillestar. Nëpërmjet zyrës së TE:së, ke mundësi shkollimi për tu integruar ose për tu aftësuar për punë, duke mësuar finlandisht ose suedisht.
A të nevojitet përkthyesi?
Nëse ti nuk flet finlandisht ose suedisht, dhe ti me autoritetet nuk ke një gjuhë të përbashkët, autoriteti do të porosit përkthyesin, në këto raste përdorimi i përkthyesit është normalisht pa pagesë. Gjithashtu mundesh me përdor përkthyes edhe në situata të tjera nëse paguan dhe e porosit vetë përkthyesin.
Më shumë informacione nga faqja https://infofinland.fi/fi/settling-in-finland/do-you-need-an-interpreter
Problemet financiare
Nëse të ardhurat dhe rezervat tuaja nuk janë të mjaftueshme për të jetuar, mund të kërkosh ndihmë nga Shërbimi Kombëtar i Pensioneve (Kela). Në zyrën e shërbimit në Kela të tregojnë se për cilat mbështetje financiare ke të drejtë. Jepen edhe këshilla tjera, se si të aplikohet për ndihma.
Mbështetje dhe këshilla financiare mund të merren nga shërbimet sociale të zonës së mirëqenies në Länsi-Uusimaa zona perëndimore e Uusimaa.
Nëse paratë tuaja nuk të mjaftojnë për të paguar qiranë, mund të kërkohen këshilla edhe nga shërbimi komunal i Kirkkonummit për ndihma rreth banimit. https://www.kirkkonummi.fi/asumisneuvonta
Gjithashtu mund të kërkohet ndihmë për vështirësitë financiare nga bordi për këshilla rreth financave dhe borxhit (Talous- ja velkaneuvonta), me postë elektronike, me telefon, duke caktuar takimin ose me chat. Mos qëndro i vetëm me shqetësimet tuaja financiare, sepse lënja pa u kujdesur për to do t’i përkeqësojë problemet. https://oikeus.fi/talousjavelkaneuvonta/fi/index.html#