Gjuha është çelësi i të gjitha gjërave. Pa aftësi gjuhësore nuk mund të flasësh për integrim dhe gjithëpërfshirje: pa aftësi gjuhësore je çdo herë deri diku jashtë teme dhe nuk merr të gjitha informacionet që do ta bënin jetën tuaj më të lehtë dhe më komode.
Kirkkonummi është një komunë dygjuhëshe. Mund të përdoret finlandishtja ose suedishtja në të gjitha shërbimet e komunës. Gjuha mund të mësohet në kurse të ndryshme gjuhësore, në kafenetë gjuhësore dhe në aktivitete me shoqërinë.
Shkollimi gjuhësor
Nëse je regjistruar në Zyrën e Punësimit (Työ- ja elinkeinotoimisto, TE) si punëkërkues, mundesh për të mësuar finlandisht ose suedisht në shkollimet integruese. Ky shkollim gjuhësor është pa pagesë.
Zyra e TE:së organizon edhe kurse të shkurtra të trajnimit gjuhësor për fusha të ndryshme. Në këto kurse mësohet fjalori gjuhësor profesional dhe përfshihet edhe një periudhë e ushtrimit të punës.
Kolegji kombëtar i Kirkkonummit (Kansalaisopisto) organizon nivele të ndryshme të kurseve të gjuhës finlandeze dhe suedeze. Ato janë me pagesë.
Mund të gjeni informacione rreth kurseve të gjuhës së kolegjit kombëtar të Kirkkonummit në faqen e internetit të kolegjit. https://www.kirkkonummi.fi/kansalaisopisto-1
Gjithashtu mund të merrni pjesë në kurset e kolegjeve të masës punëtore (Työväenopisto) në Helsinki, Espoo dhe Vantaa dhe në kurse të tjera të organizuara në rajonin e kryeqytetit. Mund të gjeni më shumë informacione rreth tyre në faqen e internetit. https://finnishcourses.fi/
Opi suomea! kursi fillestar në finlandisht
Në vjeshtë dhe pranverë, kolegji kombëtar i Kirkkonummit, organizon kurse fillestare të gjuhës finlandeze të destinuara për prindërit që kujdesen për fëmijët e tyre në shtëpi dhe të tjerët që dëshirojnë të ushtrojnë aftësitë e leximit dhe shkrimit e që nuk kanë mundësi të marrin pjesë në trajnimin gjuhësor të organizuar nga zyrat e TE:së.
Nuk është e nevojshme me pasur njohuri fare në finlandisht kur të vjen në kurs. Gjatë kursit, qëllimi është për të mësuar se si të bëhen gjërat e thjeshta e të përditshme në finlandisht.
Janë poashtu të mirëseardhur në kurse edhe fëmijët nën moshën 2.5 vjeç që nuk janë në kujdesin ditor në kopshte. Aty është një edukatore që ndihmon në kujdesin e fëmijëve derisa prindërit janë në kurse gjuhe.
Nëse je i interesuar për trajnim, kontakto në zyrën e TE:së ose shërbimet e integrimit ose kolegjin kombëtar: opistot@kirkkonummi.fi
Mësimi i gjuhës në internet
Gjuha poashtu mund të mësohet në mënyrë të pavarur edhe nëpërmjet internetit.
Në internet ka edhe kurse gjuhësore falas. Këtu mund të kërkohen informacione rreth mësimit të gjuhës në internet: https://kotisuomessa.fi/web/site-155213/state-jurdkmbrei/front-page,
https://www.infofinland.fi/fi/finnish-and-swedish/finnish-online dhe
Shkolla e gjuhës Yle (Yleisradio Oy) përfshin programe televizive me titra të përkthyera në shumë gjuhë.
Aktivitete miqësie, kafene gjuhësore dhe vendet e takimit
Mund të mësohet gjuha dhe të përforcohen aftësitë gjuhësore duke folur finlandisht ose suedisht me të tjerët.
Kolegji kombëtar (Kansalaisopisto) ka shumë kurse ku mësohen aftësi të reja: p.sh. përpunimi i drurit, puna me qeramikë, puna me tekstil, gatimi i ushqimit ose lëndët artistike. Në këto kurse bisedohet shumë dhe njoftohen pjesëmarrësit mes veti. Duke zgjedhur një kurs që të intereson, njëkohësisht mund të mësohet edhe gjuha nga pjesëmarrësit e tjerë. https://www.kirkkonummi.fi/kansalaisopisto-1
Departamenti i Kryqit të Kuq në suedisht për Kirkkonummi (FRK) organizon kafene gjuhësore, për të cilat mund të merren informacione më të detajuara duke dërguar një pyetje në postën e tyre elektronkie në adresën FRKKyrkslatt@gmail.com.
Shoqata e Mirëqenies së Fëmijëve në Mannerheimi (MLL) organizon aktivitete miqësie dhe drejton një kafene familjare ku mund të njiheni me familjet finlandeze. Mund të gjeni më shumë informacione në faqen e internetit të MLL:së për rajonin Uusimaa: https://uudenmaanpiiri.mll.fi/perheille/ystavaperhetoiminta/ dhe https://uudenmaanpiiri.mll.fi/perheille/perhekahvilat/
Luckan Kyrkslätt mban grupin Prata svenska, i cili është një grup diskutimi në suedisht i hapur për të gjithë. Luckan Kirkkonummi organizon këshillime për të shpërngulurit, seminare dhe takime si dhe ngjarje të ndryshme ku mund të njiheni me të tjerët dhe poashtu të mësoni edhe gjuhën. https://kyrkslatt.luckan.fi/suomeksi-in-english/
Ka edhe vende të tjera takimi në rajonin e kryeqytetit ku mund të njiheni me njerëzit e tjerë.
Në bibliotekat e rajonit të kryeqytetit funksionojnë disa kafene gjuhësore, në disa prej të cilave pjesëmarrja është falas, dhe bëhet përmes aplikacionit Skype. l https://www.helmet.fi/fi-FI/Tapahtumat_ja_vinkit/Tapahtumat?s=kielikahvila
Afër Kirkkonummit është Asukastila (Klubi i banorëve) Kivenkolo, në Kivenlahti në Espoo, ku takohen klubet e ndryshme dhe organizohen ngjarje të ndryshme. Promovimi i integrimit është një nga qëllimet e aktiviteteve të Kivenkolo. Informacione më të detajuara rreth aktivitetit mund të gjeni këtu: https://www.facebook.com/AsukastilaKivenkolo/
Në rajonin e kryeqytetit funksionojnë edhe disa grupe Luetaan yhdessä (Lexojmë së bashku), të cilat ofrojnë mësimdhënie gjuhësore për ata që janë jashtë arsimit të oragnizuar nga autoritetet. Mund të gjeni informacione rreth grupeve në rajonin e kryeqytetit këtu:
Informacione më të gjera rreth mundësive të mësimit në Espoo dhe Helsinki nga faqja https://kotoutumisentukena.fi/.