Valitse sivu
kirkkonummi

Zhvendosja në Kirkkonummi

Regjistrimi si banor

Kur ti vjen për të jetuar me qëndrim të përhershëm në Finlandë, duhet të regjistrohesh si banor i një komune. Mund të regjistrohesh si banor i Kirkkonummit në Agjensinë për informacione dixhitale dhe të popullsisë (Digi- ja väestötietovirasto), në Helsinki.

Digi- ja väestötietovirasto
Lintulahdenkuja 2
00530 Helsinki
Posta elektronike: international@dvv.fi
Regjistrimi i të ardhurve, telefoni 029 55 36 320

Kur shkon në Agjensinë për informacione dixhitale dhe të popullsisë, merr me vete

  • dokumentin e identifikimit personal (p.sh pasaportën)
  • leje qëndrimin dhe kartën e qëndrimit, nëse ke nevojë për leje qëndrimi në Finlandë
  • çertifikatën e regjistrimit për të drejtën e qëndrimit, nëse je shtetas i BE-së
  • çertifikatën e martesës
  • çertifikatat e lindjes së fëmijëve tuaj

Ke në vëmendje se dokumentet duhet të jenë të miratuara nga autoritetet dhe të përkthyera në finlandisht, suedisht ose anglisht.

Njoftimi për zhvendosje

Çdo herë kur zhvendosesh për banim të përhershëm në një apartament të ri në Finlandë ose kur qëndrimi yt i përkohshëm në apartament zgjat më shumë se tre muaj, duhet paraqitur njoftimin për zhvendosje. Nëse tanimë je duke banuar në Finlandë, mund të paraqitësh njoftimin për zhvendosje duke përdorur formularin që mund të merret nga posta ose nga interneti.

Njoftimi për zhvendosje mund të bëhet përmes shërbimi elektronik duke përdorur shenimet bankare për kyçje përmes interneti, kartelën e identifikimit ose përmes shënimeve identifikuese në Postë. Poashtu ka mundësi për të bërë njoftimin për zhvendosje duke plotësuar formularin e njoftimit për zhvendosje që merret nga zyra e postës.

Në të njëjtin njoftim mund të lajmërohen edhe anëtarët tjerë të familjes që zhvendosen.

Çështjet e lejes së qëndrimit

Çështjet e lejes së qëndrimit

Kërkesa për leje qëndrimi dhe regjistrimi si banor i BE:së me të drejtë qëndrimi, mund të bëhet në pikat e shërbimit të Departamentit Finlandez për Emigracionin në Helsinki.

Kaupparaitti 10

00770 Helsinki

e hapur nga e hëne deri të premten 8.00 –16.15

Ja vlenë që paraprakishtë të rezervohet koha në pikën e shërbimit të Zyrës së Emigracionit përmes shërbimit për rezervimin e kohës. Pika e shërbimit nuk mund të japë këshilla në lidhje me çështjet e lejeqëndrimeve. Megjithatë, mund të telefonohet në numrat e telefonit të shërbimeve të këshillimit, të cilët mund të gjenden këtu: https://migri.fi/neuvontapalvelu#palvelunumerot

Aplikimi për leje qëndrimi dhe regjistrimi si banor i BE:së mund të bëhet në mënyrë elektronike nga shërbimi Enter Finland i Zyrës së Emigracionit https://enterfinland.fi/eServices

Regjistrimi si banor i BE:së me të drejtë qëndrimi dhe regjistrimi në sistemin e informacionit dixhital dhe të popullsisë (digi- ja väestötietojärjestelmää) mund të kryhet gjithashtu në shërbimin e International House në Helsinki në Lintulahden-kuja 2 D, 00530 Helsinki. https://ihhelsinki.fi/services/

Nëse ke probleme me lejen e qëndrimit, mund të kërkohen këshilla nga shërbimi i integrimit në Kirkkonummi ose shërbimi për Këshilla Refugjatëve (Pakolaisneuvonta).