Valitse sivu
kirkkonummi

Informacione rreth Kirkkonummit

Kirkkonummi është një komunë në zonën perëndimore në Uusimaa, në të cilën jetojnë më shumë se 41,000 banorë. Komunat fqinje të Kirkkonummit janë Espoo, Vihti dhe Siuntio, si dhe në zonën detare Inkoo. Në komunë gjenden tre qendra më të mëdha të popullsisë: qendra komunale Kirkkonummi, Masala dhe Veikkola. Përveç kësaj, Kirkkonummi ka edhe disa fshatra më të vogla.

Gjithashtu në territorin e komunës është edhe Garnizoni Upinniemi, që është një zonë ushtarake e mbyllur për banorët jasht saj.

Këtu janë 86 liqene dhe 145 km plazhe bregdetare. Janë rreth 900 ishuj në komunë. Më pak se 10% e territorit të komunës është zonë sipas planit urbanistik, kështu që ka shumë zona të bukura natyrore, zona rekreacioni dhe rezervate të mbrojtura natyre.

Kirkkonummi është komunë dygjuhëshe. Finlandishtja flitet nga rreth 74% e popullatës, suedishtja nga 15% e popullatës. Pas kësaj, gjuhët sipas madhësisë së grupeve janë estonishtja, rusishtja, shqipja dhe anglishtja. https://kirkkonummi.fi/kirkkonumminyt/

Kirkkonummi ka famullinë luteriane që flet finlandisht dhe famullinë që flet suedisht. Famullitë kanë gjithashtu shumë shërbime jo-fetare për njerëzit që u përkasin feve të tjera.

Përveç famullive luteriane, në Kirkkonummi është edhe manastirit dhe kishës ortodokse e Pokrovës.

Në territorin e komunës veprojnë edhe bashkëfamulli dhe bashkësi të tjera fetare https://uskonnot.fi/?s=kirkkonummi&id=2540 .

Më shumë informacione për Kirkkonummin dhe banorët e tij mund të gjeni në finlandisht në serinë e dokumentarëve Matka kirkkonummelaisuuteen.

Vendimmarrja politike dhe ndikimi politik

Për çështjet e Kirkkonummit vendoset nga këshilli komunal, i cili ka 51 anëtarë të zgjedhur në zgjedhjet komunale. Këshilli komunal zgjedh nga radhët e tij një bord komunal, i cili përgatit vendimet që merr këshilli dhe kujdeset që vendimet e bëra nga këshilli të zbatohen.

Përveç kësaj, komuna ka këshilla dhe organe të tjera politike. Lista e detyrave dhe procesverbalet e të gjitha këtyre këshillave mund të gjenden në faqen e internetit të komunës.

http://kirkkonummi.oncloudos.com/cgi/DREQUEST.PHP?page=meeting_frames

Mundesh për të ndikuar në vendimmarrjen e komunës duke i bërë komentet tuaja komunës ose duke bërë ndonjë iniciativë komunale. Poashtu mund të antarësohesh në shoqata të ndryshme përmes të cilave mund të ndikohet në vendimmarrjen politike.

Zhvillimi i Kirkkonummit

Kirkkonummi po rritet dhe zhvillohet vazhdimisht. Në pjesët e ndryshme të komunës janë planifikuar dhe ndërtuar zona të reja banimi dhe zona afariste. Informacione për projektet e reja të ndërtimit dhe zonat e banimit mund të gjenden në faqen e internetit të komunës. https://www.kirkkonummi.fi/nahtavana-nyt-ja-uudet-hankkeet 

Trafiku në Kirkkonummi

Kirkkonummi është i lidhur mirë me rajonin e kryeqytetit. Helsinki është rreth 30 km nga qendra e Kirkkonummit, dhe udhëtimi me tren nga qendra e Kirkkonummit në stacionin hekurudhor të Helsinkit zgjat rreth 45 minuta. Udhëtimi me tren për në aeroportin Helsinki-Vantaa zgjat 1 orë 15 minuta. Udhëtimi për në Turku përgjatë hekurudhës bregdetare zgjat të paktën 1 orë 20 minuta.

Kirkkonummi i përket korporatës së transportit të tomunës së Helsinkit me rrethinën e tij (HSL), e cila organizon transportin publik në rajonin e kryeqytetit. Mund të kërkohen informacione për rrjetin dhe oraret e udhëtimit në faqen e internetit Reittiopas.fi.

Në transportin publik, udhëtimin mund ta paguani me aplikacionin HSL në telefonin tuaj ose me një kartë udhëtimi. Shumë dyqane dhe kioska shesin gjithashtu bileta udhëtimi. Poashtu bileta mund të blihet edhe në automaatin për shitje të biletave. Bileta nga shoferi nuk mund të blihet.

Çmimi i një udhëtimi varet nga kohëzgjatja e udhëtimit. Nëse udhëton shumë, një biletë mujore është më e lirë në krahasim me pagësën për çdo udhëtim për një muaj. https://www.hsl.fi/liput-ja-hinnat

Historia e Kirkkonummit

Kirkkonummi ka qenë i banuar për 9000 vjet. Kirkkonummi përmendet me emër për herë të parë në një dokument latin të datës 21.3.1330. Ndërtesa më e vjetër e Kirkkonummit, është kisha prej guri në qendër të qytetit, e cila u ndërtua gjatë viteve 1400. Rruga mesjetare kuninkaantie midis Turkut dhe Viipurit ka kaluar nëpër Kirkkonummi dhe ka ndikuar në jetën e komunës.

Trafiku detar në pjesën më të ngushtë të Gjirit të Finlandës nga Porkkala në Estoni ka qenë gjithashtu trafik i ngarkuar. Për herë të parë emri i shkruar Porkkala është parë gjatë viteve 1200 në udhërrëfyesin e lundrimit të mbretit danez Valdemar II Sejri.

Në Kirkkonummi ka pasur bujqësi të zhvilluar dhe ushqimi është dërguar në Helsinki. Kur trafiku i anijeve me avull filloi në fund të viteve 1800, banorët e Helsinkit ndërtuan shumë vila verore në Kirkkonummi.

Lufta e Dytë Botërore ndikoi shumë në jetën e Kirkkonummit. Në traktatin e paqes të nënshkruar me Bashkimin Sovjetik, u ra dakord që zona në Porkkala të jepej me qira 50 vjet për përdorim nga një bazë ushtarake sovjetike. Një e treta e Kirkkonummit, gjysma e Siuntio dhe e gjithë komuna e Degerby u transferuan në Bashkimin Sovjetik dhe e gjithë popullsia u evakua. Sidoqoftë, periudha e qirasë zgjati vetëm nga viti 1944 deri në vitin 1956.

Kur zona iu kthye Finlandës, në Kirkkonumme u zhvendos shumë popullsi në moshë të re dhe filloi industrializimi i zonës. kështu Kirkkonummi vazhdoj të rritej fuqishëm. Që nga viti 1980, popullata e Kirkkonummit është dyfishuar.

Në faqen e internetit të komunës së Kirkkonummit gjenden më shumë informacione rreth historisë së Kirkkonummit. https://www.kirkkonummi.fi/paikallishistoriaa-kulttuuri

Pamjet nga Kirkkonummi

Kirkkonummi ka 77 zona natyrore të mbrojtura, të cilat përdoren për të mbrojtur speciet bimore dhe shtazore dhe lloje të ndryshme habitatesh. Këtu ka edhe destinacione të shkëlqyera ekskursionesh në natyrë.

Nga vilat e vjetra më të bukurat dhe më të famshmet janë vilat në plazhin e liqenit Vitträsk, jugend-huvilat, siç janë Hvitträsk dhe Villa Hvittorp. Hvitträsk funksionon si një muze dhe Villa Hvittorp është një qendër e kurseve që mbahen prej famullive në Espoo.

Ndërtesa të tjera interesante arkitekturore janë kisha e vjetër prej guri në qendër të Kirkkonummit, e ndërtuar gjatë viteve 1400 dhe biblioteka Fyyri në Kirkkonummi, afër kishës, e ndërtuar në vitin 2020.

Në zonën e muzeut Ragvalds, mund të njoftoheni me fermën dhe oborrin natyror tradicional si dhe me peizazhin tradicional, me shtegun natyror dhe me kopshtin e perimeve.

Fëmijët janë të interesuar edhe për kopshtin zoologjik të Rehndalit, ku mund të përkëdhelen edhe kafshë të ndryshme. https://www.rehndahl.fi/

Kirkkonummi si rajon

Mund të njiheni me hartën e Kirkkonummit në adresën kirkkonummen.karttatiimi.fi. Nga pamja katrore në anën e majtë të hartës, mund të njiheni me pamje të ndryshme dhe materiale të ndryshme të hartës.