Valitse sivu
kirkkonummi

Familja në Kirkkonummi

Bashkëshortësia

Në Finlandë, dy persona të moshës madhore (mbi 18 vjeç) mund të lidhin martesë. Poashtu dy persona të së njëjtës gjini mund të martohen.

Para lidhjes së martesës, duhet të bëhet shqyrtimi i pengesave që e ndalojnë këtë martesë, me çka sigurohet se nuk ka pengesa për këtë martesë në përputhje me ligjin finlandez. Pengesat e tilla përfshijnë të qenit i mitur, njëri nga partnerët është i martuar ose fjala është për marrëdhënie shumë të ngushtë familjare. Shqyrtimi i pengesave kërkohet nga Agjencia e informatave dixhitale dhe të popullsisë (Digi- ja väestötietovirasto) kohë përpara ditës së dasmës.

Çifti duhet të informojë edhe Agjencinë e informatave dixhitale dhe të popullsisë se cilin mbiemër ose cilat mbiemra do të përdorin pas martesës. Mbiemri mund të jetë emri i përbashkët i njërit prej bashkëshortëve, një emër i kombinuar ose një mbiemër i ri i shpikur. Bashkëshortët mund të mbajnë edhe emrat e tyre.

Nëse të dy bashkëshortët nuk i përkasin kishës ungjillore luterane të Finlandës, ceremonia e martesës zhvillohet në Agjencinë e Informacioneve Dixhitale dhe të Popullsisë. Agjencia më e afërt është në Espoo (Miestentie 3 02150 Espoo), por ju mund të caktoni një takim në çdo Agjenci finlandeze të Informacionit Dixhital dhe të Popullsisë. Punëtori zyrtar mund të vijë edhe në ambientin festiv ose në shtëpinë e çiftit për të kryer ceremoninë. https://dvv.fi/vihkiminen

Bashkëjetesa

Në bashkëjetesë, bashkëshortët jetojnë së bashku, por nuk janë të martuar me njëri-tjetrin. Ata gjithashtu mund të kenë fëmijë së bashku. Bashkëshortët që bashkëjetojnë nuk i nënshtrohen të njëjtave ligje për ushqimin, pensionin pas vdekjes së njërit partner, apo trashëgimisë si bashkëshortët e martuar. Atësia për një fëmije të përbashkët gjithashtu duhet të njihet veçmas për secilin bashkëshort.

Më shumë informacione rreth bashkëjetesës mund të gjenden këtu: https://infofinland.fi/fi/family/common-law-relationship

Fëmijët

Kur lind një fëmijë, informacioni për lindjen shkon nga spitali direkt në Agjencinë e informacionit dixhital dhe të popullsisë (Digi- ja väestötietovirasto). Ju duhet të njoftoni emrin e fëmijës, gjuhën amtare dhe informacione të tjera të nevojshme në zyrën e Agjencisë përmes një formulari të veçantë që do t’ju dërgohet në shtëpi.

Për shëndetin e nënës shtatzënë dhe fëmijës së porsalindur kujdeset klinika e maternitetit dhe këshillimorja e fëmijëve. Në moshën shkollore, fëmija kalon në kujdesin shëndetësor shkollor. Më shumë informacione rreth shërbimeve shëndetësore të nënës dhe fëmijës gjenden në faqen e internetit Shëndeti në Kirkkonummi.

Prindërit që punojnë kanë të drejtën e ditëve të pushimit familjar. Nëna ka të drejtën e pushimit të lehonisë dhe babai të drejtën në pushimin e atësisë. Më shumë informacione rreth të drejtës së pushimit familjar gjenden në faqen InfoFinland.fi.

Më shumë informacione rreth çerdhes, shkollës dhe aplikimit për to gjenden në faqet e mësipërme për Shkollimin në Kirkkonummi.

Përveç kopshteve komunale dhe parqeve të banorëve, në Kirkkonummi mund të merrni pjesë në aktivitete të organizatave të ndryshme që ju kushtohen familjeve:

Familjet me fëmijë në Finlandë poashtu mbështeten edhe financiarisht. Më shumë informacione rreth këtyre mbështetjeve mund të gjenden këtu: https://infofinland.fi/fi/family/financial-support-for-families

Të rinjët

Në Kirkkonummi ka tre objekte rinore:

  • objekti rinor për shumë lloje të aktiviteteve Masala: Puolukkamäki 7, 02430 Masala
  • objekti rinor Fyyri: Kirkkotori 1, 02400 Kirkkonummi
  • objekti rinor Veikkola: Koskentie 3  02880

Objektet rinore janë vende për të ndenjur fëmijët, pa pagesë, duke filluar nga nxënësit e klasës së tretë deri te të rinjtë 17-vjeçarë. Ambientet rinore janë në dispozicion të të rinjve në mbrëmjet e ditëve të punës. Disa nga ambientet e të rinjve janë të hapura edhe të shtunave.

Informacione rreth aktiviteteve të tjera që ju kushtohen të rinjëve mund të gjenden në faqen e internetit Koha e lirë në Kirkkonummi dhe në faqen e internetit të komunës https://www.kirkkonummi.fi/nuoriso.

Njerëzit e moshuar

Kirkkonummi ka shumë shërbime që kanë për qëllim të moshuarit. Më shumë informacione rreth tyre mund të gjenden në faqen e internetit të zonës së mirëqenies për Länsi-Uusimaa ose në faqen e internetit të Seniori-info https://www.luvn.fi/fi/palvelut/ikaantyneiden-palvelut/seniori-info.

Nëse kujdeseni për një familjar të moshuar në shtëpi që ka nevojë për ndihmë, mundet që ke të drejtën e mbështetjes financiare për kujdesin ndaj familjarit. Ju mund të merrni më shumë informacione rreth kujdesit familjar duke kontaktuar në seniori-info. seniori-info.ita@luvn.fi

Problemet në familje

Problemet e fëmijëve dhe të rinjëve

Nëse dëshironi këshilla rreth prindërimit ose nëse diçka ju shqetëson në lidhje me shtatzëninë, mirëqenien e fëmijës, prindërimin, zhvillimin dhe sjelljen e fëmijës, situatën familjare ose konfliktet brenda familjes, mund të kontaktoni këshillimoren familjare.

Regjistrohuni si klient i këshillimorës familjare të zonës së mirëqenies në Länsi-Uusimaa duke telefonuar linjën e ndihmës të marteve ose të mërkureve nga 12 – 13 ose të enjteve nga ora 9 – 10, t. 040 126 9249. Shërbimi i pritjes bëhet vetëm me takimet e rezervuara. 

Mund të diskutohet për problemet e fëmijës ose të të riut poashtu në këshillimoren e nënave me fëmijë ose me infermieren shëndetësore dhe kuratorin e shkollës.

Një i ri mund të kërkojë ndihmë duke ardhur i vetëm ose me prindërit e tij poashtu nga shërbimi Ohjaamo ose Shërbimi Rinor që Kërkon punë për të rinjë, i komunës së Kirkkonummit https://www.kirkkonummi.fi/etsiva-nuorisotyo .

Problemet në marrëdhëniet mes partnerëve

Nëse ke probleme me bashkëshortin ose partnerin tuaj, mund të kërkoni ndihmë dhe mbështetje për t’i zgjidhur problemet qoftë vetëm ose së bashku me bashkëshortin tuaj.

Ndihmë për marrëdhëniet ose problemet familjare mund të kërkohet nga ndërmjetësimi në çështjet familjare. Mund të rezervohet takimi në qendrën për këshilla familjare duke telefonuar në numrin 040 1269 249. Informacione më të detajuara rreth ndërmjetësimit dhe termineve telefonike mund të gjenden këtu: https://www.luvn.fi/fi/palvelut/perhekeskus/perheoikeudelliset-palvelut/perheasioiden-sovittelu?municipality=Kirkkonummi .

Poashtu në qendrën e këshillimit për çështje familjare në Kirkkonummi, zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet, familjen dhe jetën personale të partnerëve. Në qendrat e këshillimit takohen edhe grupe të ndryshme terapeutike. Këshilltarët e çështjeve familjare dhe sekretarët e pritjes në takime, kanë obligim të pakushtëzuar të ruajtjes së sekretit. Shërbimet janë pa pagesë. Në këto qendra, mund të merret ndihmë në finlandisht, suedisht, anglisht dhe rusisht. Në gjuhë të tjera mund të bisedohet me ndihmën e përkthyesit, por shpenzimet e përkthyesit duhet të paguhen nga familja.

Projekti Familia Clubin Duo ofron këshillime për çiftet me dy kultura familjare në finlandisht dhe anglisht. Këshillimi është me pagesë. https://www.familiary.fi/neuvonta.html

Dhuna dhe kërcënimi me dhunë

Dhuna në familje dhe ajo mes partnerëve mund të jetë fizike (p.sh, goditja, shtyrja, mbajtja), psikologjike (p.sh. bërtitja, kërcënimi, manipulimi, izolimi), financiare dhe seksuale. Secili bashkëshort mund të jetë viktimë e dhunës.

Nëse një anëtar i familjes suaj ushtron dhunë ndaj teje ose anëtarëve të tjerë të familjes, ose nëse po frigohesh se kjo mund të ndodhë, kontakto me numrin e urgjencës së zyrës së mirëqenies sociale 029 151 6005 gjatë ditëve të punës nga ora 08:00 – 15:00 dhe me numrin e urgjencës sociale dhe të krizave 029 151 2221, gjatë kohëve të tjera.

Në rajonin e kryeqytetit ka disa strehimore ku mund të shkoni së bashku me fëmijët tuaj nëse qëndrimi në shtëpi është i pamundur ose i rrezikshëm për shkak të frikës ose frikës së kërcënimit me dhunë. Në strehimore merret ndihmë për të përballuar situatën.

Në strehimore mund të merren më shumë informacione rreth aktiviteteve të mirëqenies sociale. Gjithashtu mund të telefonohet strehimorja e kryeqytetit Pääkaupunkin turvakoti ry në çdo kohë të ditës në 09 4777 180. Nuk ka nevojë për të treguar emrin tënd kur telefonon.

Të dhënat kontaktuese të strehimores së grave Mona i gjeni këtu. https://monikanaiset.fi/turvakoti-mona/

Nëse je i ri dhe ke probleme në shtëpi, mund të kontaktohet strehimorja e të rinjëve të Kryqit të Kuq Finlandez: turvatalo.espoo@redcross.fi

Mbrojtja e fëmijëve

Nëse dyshon se fëmija i juaj është në rrezik ose ka nevojë për ndihmë, bëje një raport për mbrojtjen e fëmijëve. Raporti për mbrojtjen e fëmijëve mund të bëhet ose duke telefonuar urgjencën e shërbimeve sociale (ditëve të punës nga ora 08:00 – 15:00, 040 573 9193, në raste të tjera, për çështje urgjente kontakto urgjencën sociale dhe të krizave, 029 151 2221) ose duke paraqitur një raport me shkrim për mbrojtjen e fëmijëve në zyrën e mbrojtjes së fëmijëve (Kirkkonummi Hyvinvointikeskus, Jokiniityntie 2, 02400 Kirkkonummi).

Pas marrjes së njoftimit për mbrojtjen e fëmijëve, autoritetet do të shqyrtojnë nëse ka nevojë për mbrojtjen e fëmijëve. Poashtu mund të bëhet një raport për mbrojtjen e fëmijëve edhe në mënyrë anonime.

Qëllimi i mbrojtjes së fëmijëve është të mbështesë familjen në mënyrë që të hiqet nevoja për mbrojtjen e fëmijëve. Këtu mund të lexohet më shumë rreth formës së mbështetjes: https://www.luvn.fi/fi/lastensuojelu?municipality=Kirkkonummi dhe https://www.lastensuojelu.info/

Shkurorëzimi

Secili bashkëshort mund të paraqesë një kërkesë shkurorëzimi në zyrën e gjykatës së qarkut në Espoo për Länsi-Uusimaa. Poashtu mund të bëhet kërkesë për shkurorëzim vetëm, edhe nëse bashkëshorti juaj nuk dëshiron të shkurorëzohet. Mund ta dërgohet kërkesë në zyrën e gjykatës së qarkut me postë elektronike (ose me letër postare në adresën Länsi-Uusimaa käräjäoikeus, Vitikka 1 B 2).

Më shumë informacione rreth paraqitjes së kërkesës për shkurorëzim gjenden këtu: https://infofinland.fi/fi/family/divorce
dhe statusi i fëmijëve në situatën e shkurorëzimit nga këtu: https://infofinland.fi/fi/family/divorce/children-in-a-divorce .

Kur vdes një familjar në Finlandë

Nëse një familjar vdes papritur dhe ke nevojë për mbështetje, mund të merret ndihmë nga punonjësit social të punës për të rritur. Mund të telefonohet në numrin e urgjencës së punës sociale për të rriturit 029 151 6005 gjatë ditëve të punës nga ora 08:00 – 15:00. Në raste të tjera mund të kontaktoni urgjencën sociale dhe të krizës, në numrin 029 151 2221.

Poashtu mund të merret ndihmë dhe mbështetje nga Kryqi i Kuq Finlandez dhe organi kishtar Evangjelist Lutherian për Kirkkonummi në 050 383 9371. Nuk është e nevojshme të jeni antar i një kishe për të marrë ndihmë nga organi kishtar.

Nëse familjari juaj ka vdekur papritur diku tjetër përveç spitalit, njoftoni menjëherë policinë duke telefonuar 112.

Për aktivitetet në lidhje me varrimin, kontakto zyrat private të funeralit që do të ndihmojnë me të gjitha organizimet.

Në Finlandë, vdekja e një familjari përfshin shumë qartësime të detyrueshme dhe dërgimin e dokumenteve të ndryshme në shumë vende të tjera.

https://infofinland.fi/fi/family/when-a-close-family-member-dies-in-finland

Poashtu finlandezët vendas shpesh kanë nevojë për ndihmën e ndonjë eksperti për të qartësuar detyrimet ligjore që lidhen me vdekjen e një familjari.

Nëse gjendja juaj financiare ju lejon, mund t’i drejtohesh ndonjë zyrje ligjore. Nëse të ardhurat tuaja nuk janë të mjaftueshme, mund të merret ndihmë juridike falas nga Zyra e ndihmës juridike për Länsi-Uusimaa. Mund të kërkohen këshilla ose të caktohet një takim nga e hëna deri të premten nga ora 8:00 – 16:15 në numrin 029 566 1820. https://oikeus.fi/oikeusapu/fi/index.html#