Valitse sivu
kirkkonummi

Puna dhe afarizmi në Kirkkonummi

Prej nga puna

Ke mundësi për të kërkuar punë në internet me termin e kërkimit ”avoimet työpaikat”. Gjithashtu mund t’i dërgohet punëdhënësit një kërkesë për vend pune të hapur, për të cilin je i interesuar, kjo me vetë iniciativën tënde.

Zyra e punësimit, TE për Uusimaa, do të ndihmojë në kërkim të punës. Zyra më e afërt është në Espoo, Upseerinkatu 3 B, 02600 Espoo. Shërbimet e zyrave të TE:së janë pa pagesë.

Nëse e din se do të mbetesh pa papunë, regjistrohu si punëkërkues në zyrën e TE:së. Nëse i plotësohen kushtet, mund të paguet paga si i papunë duke filluar nga data e regjistrimit dhe gjatë gjithë kohës derisa aplikimin për punë në zyrën e TE:së e ke të vlefshëm. 

Ndihmë në kërkim të punësimit mund të merret edhe nga International House në Helsinki.

Startup Refugees i ndihmon emigrantët të gjejnë punë dhe gjithashtu i mbështet ata në fillimin e afarizmit.

Emigrantët mund të marrin gjithashtu këshilla për kërkimin e punës nga Luckani në Saloviuskentie 3, (Qendra Tregtare) Kauppakeskus Kirsikka.

Nëse je nën 30 vjeç, mund të merret ndihmë për të kërkuar punë nga Zyra Ohjaamo në Kirkkonummi në adresën Kirkkotallintie 1.

Nëse je banor i komunës dhe nëse ke qenë i papunë për të paktën 12 muaj, shërbimet e punësimit të komunës mund të të ndihmojnë dhe të kërkojnë mundësi pune me mbështetje page në komunën e Kirkkonummit. Kompania ose organizata që ju punëson mund të ketë mundësinë e përfitimit të mbështetjes komunale për punësim (mbështetja për organizatat). Kontakti mund të bëhet në adresën tyollisyys@kirkkonummi.fi.

Tatimi

Këtu gjenden më shumë të dhëna për çështjet tatimore në Finlandë: https://infofinland.fi/fi/work-and-enterprise/taxation

Banorët e Kirkkonummit shkojnë në zyrën e tatimeve të kryeqytetit me rrethinë. Zyra e shërbimit për klientë ndodhet në Helsinki, në Hämeentie 15, 00500 Helsinki, telefoni: 029 512 000. Gjithashtu çështjet tatimore mund të trajtohen edhe në internet. https://vero.fi/tietoa-verohallinnosta/yhteystiedot-ja-asiointi/

International House në Helsinki është zyra e shërbimit të Administratës tatimore për klientët ndërkombëtarë. Aty mund të aplikohet për një kartelë tatimore dhe të merren këshilla në lidhje me tatimet. Rezervoje takimin paraprakisht.

Problemet në vendin e punës

Nëse ke probleme në vendin e punës, kushtet tuaja të punës janë të këqija, nuk merr pagën e dakorduar, duhet për të punuar më shumë ose je diskriminuar ose keqpërdorur në punën tënde, kërko ndihmë. Nga aplikacioni celular Work Help Finland mend të merren informacione në 26 gjuhë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet tuaja si punonjës në Finlandë. https://migri.fi/work-help-finland-sovellus

Në aplikacion poashtu mund të gjenden ofruesit më të rëndësishëm të ndihmës nëse dyshon se je keqtrajtuar.  

Ndihmë mund të kërkohet edhe përmes faqes së internetit ihmiskauppa.fi ose kontakto me agjencinë rajonale administrative (AVI) për mbrojtje në punë në mënyrë elektronike, ose duke caktuar një takim me telefon në numrin 0295 016 610.

Më shumë informacione rreth keqpërdorimit në punë gjenden këtu: https://www.riku.fi/erilaisia-rikoksia/tyovoiman-hyvaksikaytto/

Diskriminimi dhe racizmi janë të ndaluara në Finlandë. Megjithatë, ato ndodhin. Nëse dyshon se je diskriminuar duke kërkuar punë ose në vendin e punës, ekziston gjithashtu një formular në faqen e internetit të komisionerit për barazi njerëzore (yhdenvertaisuusvaltuutettu), që mund ta përdoret për të raportuar nëse ke përjetuar ose vërejtur diskriminim.

Afarizmi në Kirkkonummi

Nëse je duke menduar për hapjen e një ndërmarrje, më shumë informacione të dobishme mund të lexohen në faqen e internetit Suomi.fi https://www.suomi.fi/company

Informacione në lidhje me shërbimet ndaj ndërmarrjeve të komunës së Kirkkonummit mund të lexohen në faqen e internetit të komunës ose duke kontaktuar ekipin për ndërmarrësi të komunës në yritykset@kirkkonummi.fi.

Shërbimet e punësimit të komunës i mbështesin edhe sipërmarrësit duke mbështetur mundësinë e punësimit. Mund të kontaktohet në adresën tyollisyys@kirkkonummi.fi

Kirkkonummi gjithashtu ka shoqatën e vet të ndërmarrësve, Kirkkonummen Yrittäjät, e cila duke u antarësuar ju ofron shërbime të destinuara për ndërmarrjet e antarësuara. https://www.yrittajat.fi/paikallisyhdistykset/kirkkonummen-yrittajat/?

Është gjithashtu e mundur të gjeni një ndërmarrje mike që ju përshtatet. Këta janë sipërmarrës dhe ekspertë me përvojë që drejtojnë dhe mbështesin sipërmarrësit e vegjël pa pagesë.